Aktualitet

COVID-19 godet rëndë transportin detar, në 6 mujorin e parë të 2020-ës kanë udhëtuar 130 mijë qytetarë më pak se një

6 Korrik 2020, 14:09 Nga DOSJA
COVID-19 godet rëndë transportin detar, në 6 mujorin e parë

DURRËS- Afërsisht 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qershor të 2019-ës. Këto shifra janë bërë sot publike nga Porti i Durrësit, i cili ka analizuar ndikimin e pandemisë në këtë sektor.

Sipas një njoftimi bëhet me dije se shifrat e këtij 6-mujori janë shumë më të ulta se sa ato të vitit të kaluar kur udhëtuan me tragete afro 250 mijë pasagjerë. Kjo rënie lidhet me periudhën disamujore të pandemisë nga Covid 19, gjatë së cilësra ndjeshëm numri i lundrimeve drejt Italisë dhe anasjelltas.

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim gjatë periudhës janar-qershor 2020 kanë kryer 320 lundrime vajtje-ardhje, ose 148 lundrime më pak se sa në të njejtën periudhë të vitit 2019.

Përveç udhëtarëve tragetet kanë transportuar 372 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë. Në 6 muaj tragetet transportuan gjithashtu 20,075 autovetura, 28,424 kamionë dhe 2,341 trailerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit transporti detar porti i durresit transporti detar

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...