Art&Argëtim

Alarmohen autoritetet/ Në veri të Kinës po shpërthen murtaja bubonike, zbulohet i infektuari i parë

6 Korrik 2020, 14:29 Nga DOSJA
Alarmohen autoritetet/ Në veri të Kinës po shpërthen

KINË- Autoritetet në rajonin verior kineze të Inner Mongolias janë alarmuar pasi në vend është zbuluar një rast i infektuar me murtajë bubonike, sëmundja që shkakton atë që quhet “Vdekja e Zezë”.

Mediat e huaja kanë raportuar se i infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, në veriperëndim të Pekinit. Doktorët njoftuan me urgjencë autoritetet lokale, të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës.

Murtaja, shkaktohet prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara dhe është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, “Vdekja e Zezë” mendohet të ketë marrë 50 milionë jetë njerëzish në Europë.

Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjendrave limfatike, ethe e kollë të fortë. Sakaq autoritetet shëndetësore të Bajanurit i kanë kërkuar qytetarëve të marrin masa shtesë për të minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe të shmangin ngrënien e kafshëve pasi mund të shkaktojnë infeksion.

Gjithashtu banorëve u është thënë të raportojnë menjëherë zyrtarët nëse gjejnë marmota të sëmurë apo të ngordhura (lloj ketri), mishi i të cilit konsumohet në disa pjesë të Kinës dhe në Mongoli.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kine vdekja e zezë kine vdekja e zezë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Korrik 2020, 13:24

TIRANË– Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur mëngjesin e kësaj të hëne ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn në T...