Art&Argëtim

6 Korrik 2020, 13:24 Nga DOSJA

TIRANË– Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur mëngjesin e kësaj të hëne ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn në Top Channel. Ndërkohë që Evis ka folur për projektet e saj të reja, Mula ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra, 16 vite më parë, kur asokohe ajo  ka drejtuar programin e famshëm “Top Fest”.

Por ajo ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë deklarata e saj lidhur me moderatoren e njohur Arbana Osmani.  Pasi sipas sopranos, kur Arbana mori vesh se Evis do të drejtonte “Top Fest”, ajo u tmerrua.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij super investimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”- u shpreh Evis Mula.

Më tej ajo thotë sesi Arbana i referohej asaj kur punonin në Top  Channel, ku mesa duket nuk kanë patur një raport të mirë.

“Unë sa herë thoja linja për  ty Arbana, ndërsa ajo gjithmonë thoshte linja poshtë, e ke parasysh…”- ka thënë këngëtarja.

Ndërsa moderatorja e emisionit, Ori Neibiaj i thotë:  E paske içik me Arbanën.

Por këngëtarja këmbëngul se Arbana ka larguar edhe shumë vajza të tjera që kanë qenë të talentuara.

“E kam, e kam, e kam, sepse ka pasur edhe shumë vajza të tjera të talentura pas meje që ka gjetur mënyrën  për t’ua dhënë içik stërkëmbçin. Por asaj bravo i qoftë. Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”- tha Mula.

Megjithatë në fund, Isli moderatori i emisionit i sugjeroi që të sqarohejpër këtë çështje  me Arbanën, t’i bënte një telefonatë moderatores për t’i treguar  pakënaqësitë e të kaluarës, sepse po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente, por ajo thotë se kështu i thotë gjërat hapur, spontanisht.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani evis mula wake up arbana osmani evis mula wake up

Sondazh

Poll