Art&Argëtim

“Lamtumira më e dhimbshme është për ty, Maria”, Nekrologjia e Ennio Morricone, e shkruar nga vet maestro para vdekjes

6 Korrik 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Lamtumira më e dhimbshme është për ty, Maria”,

ITALI– Ennio Morricone u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare ditën e sotme. Por para se të vdiste Morricone shkroi vetë nekrologjinë, që u botua sot në të gjitha gazetat italiane por dhe në mediat ndërkombëtare.

“Lamtumira më e dhimbshme!.”- kështu ka shkruar kompozitori.

Ndërkohë në nekrologjinë me titullin “ENNIO MORRICONE, ka vdekur”, maestro i famshëm, fitues i çmimit Oscar kujton me dashuri regjisorin, Giuseppe Tornatore dhe miqtë e tij, duke u dhuruar një përqafim nga larg fëmijëve dhe nipërve të tij.

Ai ka shpjeguar edhe faktin pse dëshironte që funerali të bëhet privatisht: Vetëm për një arsye, Unë nuk dua t’ju shqetësoj.

Teksti i Plotë i nekrologjisë, i shkruar nga vetë Ennio Morricone:

Unë, Ennio Morrikone, kam vdekur. Kështu po i’ua njoftoj të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe atyre që janë pak larg, të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio dhe Roberta, miq vëllazërorë, shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sime. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes kështu të gjithë edhe pse dua një funeral privat: Unë nuk dua t’ju shqetësoj. Përshëndes ngrohtësisht Inesën, Laurën, Sarën, Enzon dhe Norbertin, që kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj me dashuri motrat e mia, Adriana, Maria, Franca dhe të dashurit e tyre dhe t’u tregoj se i dua shumë. Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen time Monica dhe nipërit e mbesat, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata ta kuptojnë sa shumë i doja. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Maria. Për ty po ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe më vjen keq që po të braktis. Lamtumira më e dhimbshme është për ty, Maria!

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ennio morricone giuseppe tornatore nekrologjia e ennio morricone vdes ennio morricone ennio morricone giuseppe tornatore nekrologjia e ennio morricone vdes ennio morricone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Korrik 2020, 13:24

TIRANË– Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur mëngjesin e kësaj të hëne ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn në T...