Art&Argëtim

FOTOT: Zbulim i ri arkeologjik në Himarë, arkeologët zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII

6 Korrik 2020, 10:28 Nga DOSJA
FOTOT: Zbulim i ri arkeologjik në Himarë, arkeologët

VLORË- Një zbulim i ri arkeologjik në Himarë! Arkeologët kanë gjetur një varrezë tumulare të shekullit XV-XII p. Kr. Lajmi është dhënë nga gazetari Aleksandër Çipa i cili ka postuar në faqen e tij disa foto nga zbulimi. Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji në bregdetin e Himarës.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT: 

Zbulim i ri arkeologjik ne Himare -Arkeologet vlonjate zbulojne varrezen tumulare te shekullit XV-XII p. Kr-. Nga nje germim arkeologjik shpetimi i realizuar se fundi ne Himare, nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore te Vlores dhe Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore eshte zbuluar nje varreze tumulare e periudhes se Bronzit te Vone (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologeve zbulimi eshte i nje rendesie te veçante, pasi eshte i pari sit arkeologjik i ketij lloji qe zbulohet ne bregdetin e Himares, duke i’a shtuar Hartes Arkeologjike te Shqiperise edhe nje zone tjeter me varreza tumulare.

Ky eshte padyshim zbulimi i pare dhe kaq i rendesishem pas disa shekujsh ne token shqiptare ne bregdetin jugor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture aleksander cipa zbulim arkeologjik ne himare aleksander cipa zbulim arkeologjik ne himare

Sondazh

Poll