Art&Argëtim

Një humbje e madhe për muzikën, mbyll sytë në moshën 91-vjeçare kompozitori legjendar Ennio Morricone

6 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
Një humbje e madhe për muzikën, mbyll sytë në

ITALI-Ditën e sotme është ndarë nga jeta kompozitori legjendar italian, Ennio Morricone. Ky i fundit mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në një klinikë në Romë. Morricone la pas një trashëgimi të madhe muzikore.

Italiani ka kompozuar kolonat zanore të filmave të njohur si “I miri, i keqi dhe i shëmtuari, “Na ishte njëherë Amerika”, apo “Për një grusht dollarë”. Morricone ka kompozuar kolonat zanore për më shumë se 500 filma, ndërsa ka marë edhe çmime Oscar.

Kompozitori itaian ka fituar çmimin “Oscar” për kompozimin në filmin e njohur të Quentin Tarantinos “The Hateful Eight”, ndërsa është nominuar edhe 5 herë të tjera. Njëkohësisht ai ka fituar 11 herë çmimin “David di Donatello”, i cili është më i madhi në Itali. Në listën e trofeve të tij, janë edhe  dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ennio morricone vdes ennio morricone ennio morricone vdes ennio morricone

Sondazh

Poll