Aktualitet

“As baballarët nuk i lejojmë që të shikojnë foshnjat”/ Thirrja e mjekut: Po riskoni, shmangni ardhjet në maternite

6 Korrik 2020, 11:19 Nga DOSJA
“As baballarët nuk i lejojmë që të shikojnë

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh për COVID-19 të mjekut, Astrit Bimbashi. Mjeku i maternitetit “Koçi Gliozheni”  ju bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat, masat dhe protokollet e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bimbashi nënvizon se çdo grumbullim tashmë është i rrezikshmën, ndaj apelon  që qytetarët të shmangin ardhjen e shumta në maternitet për të mbrojtur familjarët dhe veten e tyre.

MESAZHI I PLOTË: 

Ne jemi në spital dhe në spital ne duhet të mbrojmë veten, duhet të mbrojmë nenat, bebet e sapolindura. Të vazhdojmë të zbatojmë masat që ka aplikuar Ministria e Shëndetësisë, të zbatojmë protokollet e saj. Na duhet të themi që njerëzit që vijnë në spital, megjithese ne mundohemi të mos i lejojmë pavarësisht se për babain është një zgjidhje jo fortë e mirë nga pikpamja sociale, por grumbullimet e njerëzve që janë jashtë spitalit janë po aq të rrezikshme sa çdo lloj grumbullimi tjetër kudo qoftë. I ftoj të gjithë të distancohen sa më shumë nga ambiente ku ka shumë njerëz, nga ambiente ku riskojnë veten e tyre, riskojnë prinderit e tjerë, riskojnë personelin, riskojnë nënat që sapo kanë lindur. Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit, dua t’ju them qytetarëve që riskojnë në radhë të parë prinderit, fëmijët dhe vetveten e tyre. Por mosha e tretë dhe e katërt riskojnë jashtëzakonisht shumë, siç e keni parë tashmë në gjithë botën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bimbashi koronavirusi ne shqiperi astrit bimbashi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll