Aktualitet

U shtrua në spital pas prekjes nga COVID-19, ja si është gjendja shëndetësore e foshnjes 2-muajshe

6 Korrik 2020, 11:20 Nga DOSJA
U shtrua në spital pas prekjes nga COVID-19, ja si është gjendja

TIRANË– Foshnja dy muajshe e cila u shtrua në repartin infektiv të Pediatrisë në QSUT është në gjendje të mirë. Mësohet se shëndeti i foshnjes është i stabilizuar. Bluzat e bardha ndërkohë po shohin mundësinë për të vijuar trajtimin në shtëpi.Ky është rasti i parë, kur një foshnje detyrohet të shtrohet në spital për shkak të COVID-19.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 79. Në mesin e viktimave ishte edhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau. Po ashtu janë shënuar edhe 71 raste të reja. Në spitalin Infektiv, aktualisht ndodhen 87 pacientë, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet foshnja 2 muajshe me covid-19 foshnja 2 muajshe me covid-19

Sondazh

Poll