Aktualitet

“Jezusi ta di emrin”/ Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi: Ai që ka dëgjuar fjalën time ka kaluar

6 Korrik 2020, 11:07 Nga DOSJA
“Jezusi ta di emrin”/ Objektet që u gjetën brenda

TIRANË– Sot nisi nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Top Channel e ndoqi nga afër këtë proces dhe iu sjell pamjet nga vendngjarja.

Ndërkohë burime ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se vajza e mbijetuar, Blerta, ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

Marrë nga TopChannel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi vdes nene e bije ne tirane anisa josifi blerta josifi vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll