Aktualitet

“Djegia” e aboneve të marsit, operatorët fajësojnë ministrinë e Financave: Nuk varet nga ne por nga shteti

6 Korrik 2020, 11:03 Nga DOSJA
“Djegia” e aboneve të marsit, operatorët

TIRANW-Ditën e sotme rinisi transporti publik pas 4 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë. Pavarësisht rifillimit të aktivitetit, në autobuse kishte një numër të ulët pasagjerësh. Një nga shqetësimet e udhëtarëve është djegia e abonesë së marsit, të cilën nuk mund ta përdorin dot më.

Administratori i “Shega Trans”, Ervin Shijaku është shprehur se abonetë janë kompetencë e Ministrisë së Financave.

Problemi është i tillë është letër me vlerë dhe nuk është pjesë e operatorëve. Është Minisitria e Financave që e rivlerëson dhe jo ne! Është si kartëmonedha që skadon, nëse mendon Ministria e Finanacave që duhet të dalë sërish në qarkullim, e vendos ajo. Kjo abone nuk varet nga operatori por nga shteti” tha Shijaku, për “Faxnews”.

Përsa i përket rritjes së çmimit të biletës, Shijaku u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj fillimisht i kërcënoi operatorët e transportit, se do t’u heqë licensën nëse nuk rifillojnë aktivitetin, ndërsa më pas palët arritën të gjenin gjuhën e përbashkët.  Ndërkohë fatorinot dhe shoferët nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse qytetarët nuk do të respektojnë rregullat për mbajtjen e maskës dhe dorezave gjatë udhëtimit.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abonetë e marsit transporti publik abonetë e marsit transporti publik

Sondazh

Poll