Aktualitet

Detaje nga vdekja e mjekut/ Hysni Shkajun e infektoi infermjerja në Pukë

6 Korrik 2020, 10:40 Nga DOSJA
Detaje nga vdekja e mjekut/ Hysni Shkajun e infektoi infermjerja në

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e mjekut Hysni Shkaju. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeku u infektua nga infermjerja e  qendrës shëndetësore në Pukë. Kjo e fundit u infektua në Tiranë, teksa mori pjesë në një konsultë.

Ditën e sotme, ndërroi jetë mjeku Hysni Shkjau, 69 vjeç,  nga  qyteti i Pukës. Ai po merrte trajtim në spitalin Infekv, ndërkohë që vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.  Shkjau kishte 40 vite eksperiencë në mjekësi. Së fundmi, shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore të Qafë-Malit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në Pukë.

Sakaq ditën e sotme janë humbur jetën edhe 2 të moshuar të tjerë dhe janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysni shkaju koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi hysni shkaju koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll