Bota

India kalon Rusinë, bëhet vendi i tretë në botë për më shumë raste me koronavirus

6 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
India kalon Rusinë, bëhet vendi i tretë në botë

INDI-India është bërë vendi i tretë në botë me më shumë raste nga koronavirusi, duke kaluar Rusinë.

Vendi ka regjistruar 697.413 raste pozitive dhe 19.693 vdekje.  Ndërkohë, Rusia ka raportuar deri tani 680.283 raste dhe 10.145 vdekje. SHBA, me afro 3 milionë të infektuar, kryeson listën, më pas vjen Brazili në vendin e dytë, me 1.6 milionë të prekur.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,565,109 persona. Ndërkohë 536,910 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,539,129 qytetarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll