Aktualitet

Shtrati ku u dergj Anisa i mbushur plot me miza, dezinfektohet banesa e familjes Josifi në Kombinat. Dysheku i nxirë nga kufom

6 Korrik 2020, 09:18 Nga DOSJA
Shtrati ku u dergj Anisa i mbushur plot me miza, dezinfektohet banesa e familjes

TIRANË– Zjarrfikëset kanë shkuar paraditen e sotme në banesën në Kombinat, ku edhe u gjetën pajetë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të cilat kishin vendosur vetëflijimin pasi besonin tek ringjallja.

Duke qënë se për më shumë se 15 muaj, Anisa ishte mumifikuar me vaj e uthull nga nëna dhe e motra Blerta (e vetmja e mbijetuar), Bashkia ka vendosur që e gjithë banesa të dezinfekohet për të shmangur infeksionet e mundshme që mund të shkaktohen.

Grupi i dezinfektimit ka nxjerrë jashtë banesës dyshekun ku u dergj për 15 muaj Anisa Josifi, i cili ishte nxirë nga ngjyra e trupit të kalbur të Anisës.

Dysheku dhe rrobat e grave Gjithashtu të mbledhura jashtë në “trasta” janë vendosur edhe rrobat e tre grave që jetonin së bashku. Të vendosura në një cep, ato u morën nga forcat zjarrfikëse, për t’u eliminuar.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(j.v.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 08:30

PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një st...