Aktualitet

ME FOTO: Rikthehen urbanët, qytetarët me maska por ‘harrojnë’ distancën e sigurisë, të ulur dyshe edhe pse s’lejohet

6 Korrik 2020, 06:51 Nga DOSJA
ME FOTO: Rikthehen urbanët, qytetarët me maska por

TIRANË– Pas më shumë se katër muajsh që nuk operojnë, rikthehen autobusat urbanë. Pas paralajmërimit që u bëri kryebashkiaku Veliaj me heqje licence operatorëve të transportit, këto të fundit kanë rifilluar sot punën duke marrë masa të rrepta sigurie ndaj koronavirusit.

Ka qënë kryebashkiaku Erion Veliaj, ai që ka ndarë pamje nga puna e urbanëve mëngjesin e sotëm ku qytetarët ishin të pajisur me maska dhe doreza. Por ajo që duket nga pamjet është mungesa e distancës së sigurisë, pasi disa qytetarë janë ulur bashkë në sendilje, edhe pse nuk lejohet. 

Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si janë pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

Por jo vetëm në urban, qytetarët janë të “detyruar” që të përdorin maskën edhe në stacionet e qëndrimit, ndryshe nuk do të lejojnë qytetarët që të përdorin shërbimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rikthehet transporti publik tirane rikthehet transporti publik tirane

Sondazh

Poll