Me 40 vite eksperiencë/ Hysni Shkjau e humb “betejën”, mjeku i dytë që ndërron jetë nga COVID-19
6 Korrik 2020, 07:01Nga DOSJA
TIRANË– Ndërron jetë mjeku i dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta mjeku Hysni Shkjau, 69 vjeç, i cili vinte nga qyteti i Pukës.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi zyrtar, e cila ka bërë me dije se Shkjau kishte 40 vite eksperiencë, dhe se së fundmi shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore të Qafë-Malit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në Pukë.
Gjithashtu ministria ka bërë me dije se mjeku prej disa kohësh po luftonte me koronavirusin në spitalin Infektiv edhe për shkak të vështrirësive në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.
Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij. Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!
Mjeku bëhet i dyti nga bluzat e bardha që ndërron jetë nga pandemia. I pari ishte mjeku hematolog, Arjan Pushi. Ndërkohë bilanci me shifrat është rënduar sërish në vend pasi numri në total i viktimave ka shkuar në 77 persona.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pas më shumë se katër muajsh që nuk operojnë, rikthehen autobusat urbanë. Pas paralajmërimit që u bëri kryebashkiaku Veliaj me heqje licence operat...
TIRANË- Mjeku i Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Në një postim në Facebook, ai shprehet se ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 25-vjeçar me inic...
TIRANË- Mjeku Erion Dasho ka dhënë këshilla për të moshuarit në këtë kohë pandemie. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai jep 11 këshilla për të moshuarit ...
TIRANË- Pas 4 muajsh ka nisur transporti publik në Tiranë. Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm autobusët e linjave të ndryshme kanë nisur lëvizjen në ...
SHQIPËRI– Ditën e sotme do të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë lajmin rifillimi...
BALLKAN– Koronavirusi është rikthyer fuqishëm në Ballakn, dhe diket sikur po kthehet një tjetër valë e fortë e Covid-19. Ministria serbe e Shëndetësisë tha një ...