Aktualitet

5 Korrik 2020, 11:32 Nga DOSJA

VLORË- Radhë kilometrike me makina në Radhimë, Llogara e Palasë.  Qytetarët të cilët këtë fundjavë udhëtuan drejt jugut, po kthehen në banesat e tyre. Reshjet e shiut i ka detyruar pushuesit që të largohen më herët, pasi sot nuk kanë mundur të bëjnë plazh.

Kjo ka sjellë edhe kaos në trafik. Siç shihet në fotot e mësipërme, qindra makina qëndrojnë në radhë dhe pavarësisht se ministri garantoi masa shtesë, në të gjithë gjatësinë e rrugës, nuk ka asnjë efektiv të Policisë Rrugore.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar edhe në Golem, duke e bërë të pamundur ecjen e makinave. Të gjithë ata që janë nisur për të kaluar të dielën në plazh, sigurisht që janë sfilitur kur kanë hasur radhën e automjeteve në kthim, dhe i ka bërë të qëndrojnë për shumë kohë në rrugë. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, makinat janë të rreshtuara, ndërsa aty nuk duket asnjë efektiv i Policisë Rrugore, që të normalizojë situatën, përveç një polici që me siguri është krejt rastësisht mes automjeteve, pasi kërkon të ‘çajë rrugën’ për vete.

Ndërkohë, që e njëjta situatë është përsëritur edhe në autostradën Elbasan-Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, radha e automjeteve është tejet e gjatë dhe fluksi i makinave që kthehen nga jugu, ka bërë që mjetet të mos kenë mundësi të lëvizin lirshëm.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, disa orë pasi qindra qytetarë janë sfilitur për orë të tëra në automjete, duke pritur radhën e gjatë të mjeteve për të ardhur dreht Tiranës. Përmes një njoftimit në rrjete sociale, ku bashkëngjit edhe pamjet e lëvizjes së mjeteve në aksin Radhimë-Uji i ftohtë, Policia shrkuan se të gjithë efektivët e Rrugores dhe ‘Shqiponjat’ janë në terren, por fluksi i mjeteve është i madh.

Ndër të tjera, në njoftim, policia këshillon qytetarët që për kthim drejt Tiranës, të ndjekin edhe rrugët dytësore si Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë dhe Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.

(J.V;F.G;f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj trafik në radhimë sander lleshaj trafik në radhimë

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...