Aktualitet

“Po këndojnë Zoti është me ne”, qytetarja filmon ritin fetar në plazhin e Zvërnecit: Këta e kanë në rregull, vdis e

5 Korrik 2020, 09:15 Nga DOSJA
“Po këndojnë Zoti është me ne”, qytetarja filmon

VLORË– Shqipëria u trondit nga ngjarja horror e zbuluar në Kombinat të enjten në mbrëmje, ku Zhaneta Josifi, së bashku me vajzën Anisa Josifin, u vetëflijuan pasi besonin tek “Ringjallja”. Vajza tjetër Blerta për fat të mirë u gjet e vetëdijshme në korridorin e banesës. Te trija gratë ishin praktikante të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria njoftoi, se do të nisë hetimet për çdo sekt fetar në Shqipëri.

Ndërkohë një qytetare ka dërguar në redaksinë e “JOQ Albania” një video nga plazhi i Zvërnecit në Vlorë, ku shihen një grumbull njerëzish. Sipas qytetares, ata janë praktikantë të sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Dërguesja e mesazhit tregon se njerëzit e grumbulluar po këndojnë, duartrokasin, ndërsa janë veshur edhe me të bardha.


Mesazhi për JOQ Albania:

Pershndetje JOQ,sikur nuk lejoheshin grumbullimet,ja duket se sa qarte i zbaton rregullat “Jehovai”! Po kendojn”Zoti eshte me ne”!Mjer ata qe ikin nga kjo jete e nuk vijne me,pa kta e kan ne rregull “Vdis e lyeu me uthull se ringjallesh” Tani,ne plazhin Zvernec te Vlores. Po kendojne,duartrokasin,u veshen edhe me fustane te bardha edhe thone zoti eshte me ne. Plazhi Zvernec i Vlores Ora 11:00 Data 4/7/2020

Të enjten policia gjeti 2 trupa të pajetë në një banesë në Kombinat. Ato u identifikuan si Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, nënë e bijë. Vajza tjetër ndërkohë Blerta u gjet në korridorin e shtëpisë. Ekspertiza doli në konkluzionin se Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë. Ishte motra tjetër ajo që zbuloi ngjarjen horror, ku së bashku me të ëmën kishin mumifikuar Anisën dhe për 15 muaj e lyenin me vaj e uthull, për të larguan erën e rëndë. Ditën e djeshme u zhvillua edhe ceremonia mortore e Zhanetës dhe Anisës, të cilat tashmë prehen në Përmet.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riti fetar ne zvernec riti fetar ne zvernec

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...

Aktualitet 5 Korrik 2020, 07:10

MAT- Plagosje me armë zjarri në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në orën 23:05 të mbrëmjes së djeshme 32-vjeçari me iniciale T.XH ka plagosur me ar...