Aktualitet

I burgosuri në Berat infektoi me koronavirus 4 të afërm, mes tyre 2 të moshuar

5 Korrik 2020, 10:29 Nga DOSJA
I burgosuri në Berat infektoi me koronavirus 4 të afërm, mes tyre

BERAT- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 nga të prekurit janë kontakte të një të burgosuri që është infektuar më herët.

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit janë dy të moshuar, një polic dhe një mësuese anglishteje, të cilët janë të afërm të të burgosurit. Në total numri i të infektuarve në Berat është 16.

Është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 qytetarë të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 76. Ndërkohë janë konfirmuar  74 raste të reja. Harta është zgjeruar në 18 qytete. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...