Aktualitet

Shkon në 76 numri i viktimave nga COVID-19, humbin jetën 2 pacientë nga Tirana. MSH: 11 të tjerë në gjendje të rëndë

5 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
Shkon në 76 numri i viktimave nga COVID-19, humbin jetën 2

TIRANË- Shkon në 76 numri i viktimave nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë, një 67-vjeçar dhe një 69-vjeçar nga Tirana, të cilët po merrnin mjekim në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë thekson se situata është shqetësuese në këtë spital. Sipas MSH, aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 89 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje të rëndë.

“Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienen personale dhe kolektive. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv. Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta është zgjeruar në 18 qytete. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...

Aktualitet 5 Korrik 2020, 07:10

MAT- Plagosje me armë zjarri në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në orën 23:05 të mbrëmjes së djeshme 32-vjeçari me iniciale T.XH ka plagosur me ar...