Aktualitet

Horrori në Kombinat/ Flet vëllai i 56-vjeçares: Kisha 2 vite pa e takuar, motra më thoshte se Anisa po lexon, nuk na shkoi k

5 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
Horrori në Kombinat/ Flet vëllai i 56-vjeçares: Kisha 2 vite pa

TIRANË- Vëllai i Zhaneta Josifit, Selam Fejzo ka deklaruar për mediet se kohët e fundit nuk kishte kontaktuar me të motrën. Ai ka treguar se disa herë që vizitoi të motrën në shtëpinë e saj në Kombinat, kjo e fundit i thoshte se Anisa po lexon. Ai ka treguar më tej se kishte 2 vite që nuk kishte takuar të mbesën.

“Anisa nuk dilte sa herë shkonim në shtëpi. Na thoshin “Anisa është në shtëpi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja që do ndodhte kjo gjë. Prej kohësh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova të shkoja ne Polici. Motra me vajzën iu përgjigjen thirrjeve të Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi në shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mirë. Anisen kisha rreth 2 vjet pa e takuar. Ne shtëpi nuk kemi ndjere kurrë erë të rëndë. Nuk e kuptojmë arsyen e këtij akti ekstrem”, tha ai për News 24.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet horrori ne kombinat horrori ne kombinat

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...