Aktualitet

ALARMANTE/ Ngjitur me njëri-tjetrin duke kërcyer, maturat festojnë “ILEGALISHT’, vajza e Niko Peleshit ‘har

5 Korrik 2020, 09:50 Nga DOSJA
ALARMANTE/ Ngjitur me njëri-tjetrin duke kërcyer, maturat

TIRANË -Situata e krijuar për shkak të COVID-19, ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, por edhe disa rituale siç është mbrëmja e maturës. Për shkak se rreziku nga infektimi është i madh, autoritetet vendosën që këtë vit të mos zhvillohej mbrëmja e maturës.  Shumë maturantë janë të mërzitur nga ky fakt, pasi mbrëmja e maturës është një nga momentet më të veçanta për ta të cilin mezi e presin, që shënon edhe mbarimin e një cikli.

Mirëpo ka edhe nga ata që pavarësisht rrethanave kanë mundur që ta festojnë mbrëmjen e maturës. I tillë është rasti i vajzës së ish-zv/kryeministrit Niko Peleshi, e cila nuk ka ngurruar që pamjet t’i ndajë me miqtë e saj në rrjetet sociale. Aleksia Peleshi e ka festuar me miqtë e saj brenda një ambienti të mbyllur, në kohën kur do të duhet që këto aktivitete të mos mbaheshin, në respektim të aktit normativ të vendosur nga qeveria.

Ndërkohë ditën e djeshme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë një inspektimi të përbashkët, paralajmëruan se nuk do të ketë tolerime për ata që thyejn rregullat, pasi situata me COVID-19 është alarmante. Të shohim tashmë nëse autoritetet përgjegjëse do të zbatojnë urdhërat e Manastirliut dhe paralajmërimet e djeshme të mos jenë thjesht fjalë boshe.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksia peleshi mbremja e matures aleksia peleshi mbremja e matures

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 08:44

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çe...