Bota

Ministri i Brendshëm italian kthen në atdhe 13 kriminelë rumunë: Do e përfundojnë dënimin atje

4 Prill 2019, 17:12 Nga DOSJA
Ministri i Brendshëm italian kthen në atdhe 13 kriminelë

Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini ka vendosur të dëbojë në Rumani 13 kriminelët e dënuar rumunë, që vuajnë dënimin në Itali.

Retorika e vijës së ashpër të ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini rreth shkelësve të ligjit midis komunitetit të madh rumun të vendit kanë ngritur shqetësime duke theksuar vetëm elementët kriminalë që po nxit ndjenjën anti-rumune në Itali.

Salvini njoftoi në Facebook 13 kriminelë u larguan nga burgjet e Italisë për në Rumani, duke e përfunduar atje dënimin e tyre. Bazuar në marrëveshjen e 2003-it, rreth 13 kriminelë, të dënuar për përdhunim, për vrasje, skllavëri, rrëmbim, prostitucion të detyruar, u kthyen në Rumani, sipas BIRN.

“Kriminelët e huaj që strehohen në burgjet tona duhet t’a përfundojnë dënimin e tyre në vendet e tyre të origjinës. Ky është vetëm fillimi.“- shtoi ai.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kthen ne rumani 13 kriminelet rumune matteo salvini kthen ne rumani 13 kriminelet rumune matteo salvini

Sondazh

Poll