Bota

Ushtria shqiptare shfaqet në Mitrovicën e Veriut, mediet serbe: Nuk ka ndodhur kurrë, krijuan shqetësim

4 Prill 2019, 16:49 Nga DOSJA
Ushtria shqiptare shfaqet në Mitrovicën e Veriut, mediet serbe: Nuk ka

KOSOVË- Rreth 40 ushtarë të KFOR-it, duke përfshirë edhe pjesëtarë të ushtrisë shqiptare, janë parë sot në pedonalen kryesore të Mitrovicës së Veriut, gjë që sipas medieve serba, ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Mediat serbe raportojnë se kjo nuk u është dukur vizitë rutinore e KFOR’it.

Sipas “Blic”, vizita ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një grup ushtarësh të KFROR’it, fillimisht në urën e Ibrit e pastaj shëtitoren kryesore të Mitrovicës, ku kanë qëndruar më shumë se një orë.

“Në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it ka pasur shumë ushtarët shqiptarë në uniforma. Kanë pasur gradat e oficerëve. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Në rrugën që është shëtitorja kryesore gjenden dhjetëra kafiteri, e prezenca e oficerëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim”, shkruan e përditshmja serbe.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni serbët të shqetësuar ushtarët shqiptarë në mitrovicën e veriut serbët të shqetësuar ushtarët shqiptarë në mitrovicën e veriut

Sondazh

Poll