Bota

Nënshkruhet marrëveshja, vendet e Ballkanit Perëndimor pa roaming

4 Prill 2019, 11:18 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja, vendet e Ballkanit Perëndimor pa roaming

BEOGRAD- Nënshkruhet në Samitin e dytë Digjital marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit roming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht çmimet e roamingut do të reduktohen me 27 përqind në fazën e parë, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti dhe deri më datë 1 korrik 2021 pritet që roaming i Ballkanit Perëndimor të jetë plotësisht falas.

Përjashtim bën Shqipëria, tarifa e të cilës do të ulet deri në 85% pasi vendi ynë nuk ishte pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara në 2014 nga fqinjët.

Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Shqipërisë, Majlinda Bregu foli lidhur me sfidat që kishin hasur deri në arritjen e marrëveshjes.

“Kishte shumë sfida para se të nënshkruhej marrëveshja – egoizëm, armiqësi, mosmarrëveshje, por ne ia arritëm. Unë i falënderoj të gjithë. Kjo ditë është historike. Është e rëndësishme si nga këndvështrimi ekonomik dhe nga këndvështrimi politik.”

Por samiti nuk ka kaluar pa incidente, pasi teksa zv.ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Dorina Cinari po mbante fjalën e saj një grua nga audienca u ngrit dhe filloi të lexonte një letër.

Në letër ajo kishte shkuar se Kosova ishte një krahinë autonome e Republikës së Serbisë dhe jo një shtet i pavarur. Ndryshe nga çka pritej, “fjalimi” i saj shkaktoi të qeshura në sallë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni marreveshja per roaming samiti i dytë digjital marreveshja per roaming samiti i dytë digjital

Sondazh

Poll