Bota

Hodhi 3 monedha në motorrin e avionit për ‘fat të mirë’, sigurimi arreston 30 vjeçarin supersticioz

4 Prill 2019, 16:02 Nga DOSJA
Hodhi 3 monedha në motorrin e avionit për ‘fat të

Një baba supersticioz u dëbua nga fluturimi dhe me pas u arrestua pasi hodhi një monedhë tek motorrët e avionit.

30 vjeçari me emrin Xia, besonte se ajo monedhë do ti sillte atij fat të mirë gjatë udhëtimit. Sigurimi dhe zyrtarët e aeroportit nuk ranë dakort me të dhe e arrestuan pasi vendosi në rrezik pasagjerët e tjere.

Ai po futej në avionin e linjës Hainan Airlines për në qytetin e Urumqi në veriperëndim të Kinës. Gruaja e tij po mbante vajzën e porsalindur dhe shihet duke ecur pas tij ndërsa ai plotëson kontrollin e pashaportës dhe mbërrin tek shkallët për t’u ngjitur në aeroplan.

Xia ndalon tek dera e kabinës pasi pa një xhep të vogël në urën e avionit, ku nëpërmjet të cilës ai hedh 3 monedha brenda për fat të mirë.

Sigurimi I fluturimit e nndëshkoi atë për këtë akt, i cili sipas tyre rrezikoi fluturimin. Sipas Xias, ai e bëri këtë për vajzën e tij 4 mujorshe, që e kishte fluturimin e parë për t’i ‘siguruar’ asaj një fluturim me fat.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota avion fluturim kine monedha avion fluturim kine monedha

Sondazh

Poll