Bota

Fitoi zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj: Shqiptarët duhet të bashkohen për zgjedhjet malazeze

4 Prill 2019, 11:33 Nga DOSJA
Fitoi zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj: Shqiptarët duhet të

MAL I ZI- Kryetari i ri i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me etni shqiptare tha se minoriteti i vendit, duhet te bashkohet edhe në zgjedhjet parlamentare, ashtu si në zgjedhjet lokale, nëse duan të arrijnë diçka.

Forumi i Shqiptarëve fitoi gjysmën e vendeve në zgjedhet e para historike të bashkisë Tuz në mars dhe Gjeloshaj u bë kryetari i parë i Komunës së sapoformuar.

“Modeli i koalicionit i aplikuar në Tuz është i mundshëm edhe në rang vendi” tha Gjeloshaj.

“Nëse do të ketë më shumë shqiptarë në Parlamentin malazez mund të arrihet diçka për komunitetin”, shtoi ai.

Fitorja e shqiptarëve në Tuz, shkaktoi edhe pakënaqësinë e Presidentit Milo Gjukanoviç, i cili akuzoi politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës për ndërhyrje në politikën e brendshme të Malit të Zi.

Nëse bashkimi do të përsëritej në nivel qëndror, mund të shkaktojë debate akoma më të ashpra.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni nik gjeloshaj zgjedhjet shqiptare ne tuz nik gjeloshaj zgjedhjet shqiptare ne tuz

Sondazh

Poll