Bota

Fitoi bashkinë në Stamboll, Imamoglu thirrje Këshillit Zgjedhor: Më konfirmoni, bota po na vëzhgon

4 Prill 2019, 12:01 Nga DOSJA
Fitoi bashkinë në Stamboll, Imamoglu thirrje Këshillit Zgjedhor:

Turqi: Ekrem Imamoglu, i cili fitoi bashkinë e Stambollit në Turqi ka kërkuar që të konfirmohet fitorja e tij e tij edhe nga organet e kopetente të zgjedhjeve. 

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pësoi një goditje politike në zgjedhjet e së dielës, ndërsa rezultatet e para treguan se Partia Popullore Republikane në opozitë (CHP) kishte mposhtur partinë e tij, AKP-në në Stanboll dhe Ankara, dy qytetet më të mëdha të Turqisë.

Në Stamboll, kandidati i AKP-së, ish-kryeministri Binali Yildirim, humbi këtë bashki me me një rezultat të ngushtë djhe doli fitues  kandidati ti Partisë Republikane Popullore Republikane (CHP), Ekrem Imamoglu, i opozitës 

Imamoglu i kërkoi Këshillit të Lartë Zgjedhor të bëjë punën e vetë dhe ta shpallë atë fitues të garës për kryetar bashkie. Ai u shpreh se kërkon drejtësi dhe u tha gazetarëve: Bota po na vëzhgon”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekrem imamoglu këshillit të lartë zgjedhor zgjedhjet ne turqi ekrem imamoglu këshillit të lartë zgjedhor zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll