Bota

Itali/ Shënohet viktima e dytë, fëmija bëhet synet dhe vdes nga hemoragjia

4 Prill 2019, 14:51 Nga DOSJA
Itali/ Shënohet viktima e dytë, fëmija bëhet synet dhe vdes

Muajin e kaluar në Bolonjë një fëmijë ishte viktimë e kësaj ndërhyrje që u krye në kushtet  shtëpiake. Zyra e prokurorisë në provincën veriore të Reggio Emili hapi një hetim për dyshime vrasje.

Në dhjetor, një djalë 2-vjeçar vdiq pasi humbi shumë gjak si pasojë e kushteve jo të mira në shtëpi, në qytetin e Romës. Vëllai i tij binjak gjithashtu pothuajse vdiq, por mbijetoi pas trajtimit intensiv të mjekëve.

Në shumë qytete italiane kjo traditë nuk ndiqet, por emigrantët muslimanë në Itali e praktikojnë këtë ndërhyrje për arsye fetare dhe kulturore, raporton The Indepedent.

Megjithatë, ata ndonjëherë kanë vështirësi ekonomike dhe nuk e përballojnë dot koston e kësaj ndërhyrje në spitale ose për shkak se disa mjekë refuzojnë të kryejnë derisa djemtë të jenë katër vjeç.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota femija vdes nga humbja e gjakut viktima e dyte qe behet synet femija vdes nga humbja e gjakut viktima e dyte qe behet synet

Sondazh

Poll