Sport

Në Gramsh plas grushti, futbollisti godet gjyqtarin për një penallti

4 Korrik 2020, 19:32 Nga DOSJA
Në Gramsh plas grushti, futbollisti godet gjyqtarin për një

Sherret në futbollin shqiptar janë një normalitet. Të mësuar me lajmet nga më të befasishme, sot në televizione u raportua një sherr gjatë ndeshjes Gramshi-Ada.

Një futbollist i ekipit verior ka goditur gjyqtarin kryesor, meqë ky i fundit akordoi penallti në favor të ekipit vendës. Gramshi ka fituar 4-0.

Në pjesën e dytë, 29-vjeçari V.P. goditi gjyqtarin kryesor. Asnjëra prej dy skuadrave nuk ka ndonjë synim sportiv dhe nuk pritej që nuk të kishte probleme të tilla. Gramshi renditet i pesti dhe nuk ka shanse për kalimin në Kategorinë e Parë. Ada, ndërkohë, ka siguruar mbijetesën në vendin e 10-të.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie. Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ada gjyqtari gramshi ada gjyqtari gramshi

Sondazh

Poll