Sport

Juventusi shkatërron Torinon, CR7 kryevepër, Buffon vendos rekord absolut në Serie A

4 Korrik 2020, 17:50 Nga DOSJA
Juventusi shkatërron Torinon, CR7 kryevepër, Buffon vendos rekord

Juventusi sot e pati krejt të lehtë në derbi. Skuadra bardhezi fitoi me rezultatin 4-1 kundër Torinos, duke treguar epërsi shumë të dukshme në fushë.

Goli i parë i takimit erdhi pas vetëm 3 minutash me yllin Dybala. Juventusi nuk ndaloi sulmet dhe gjeti golin e dytë me kolumbianin Cuadrado, i asistuar nga Ronaldo. Në fundin e pjesës së parë, De Ligt preku një top me dorë brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti. Belotti nuk gaboi përballë Buffon-it dhe ngushtoi shifrat në 2-1.

Portieri veteran i Juventusit sot kaloi zyrtarisht Paulo Maldinin me 648 paraqitje në Serie A. Ronaldo nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve. Portugezi shënoi golin e tretë të takimit për Juventusin me goditje dënimi perfekte.

Në fund Njidji shënoi në portën e tij, duke ndihmuar Juventusin të thellojë avantazhin në 4-1.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo seriea juventus ronaldo seriea

Sondazh

Poll