Sport

Prapaskena e Botërorit 2006, Lippi: Urdhërova lojtarët të ulnin mbathjet, por dola blof

4 Korrik 2020, 16:33 Nga DOSJA
Prapaskena e Botërorit 2006, Lippi: Urdhërova lojtarët të

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, është rikthyer pas në kohë me një intervistë të fundit. Ai ka folur për Botërorin e vitit 2006, kur kombëtarja axurre u shpall kampione bote.

Lippi ka kujtuar edhe momentin kur ngatërroi disa drita me disa fotografë të fshehur në qendrën stërvitore të italianëve.

“Para se të fillonim stërvitjen, vura re disa drita rreth fushës. Mendoja se ishin kameramanë ose fotografë. Nuk doja t’u jepnim asnjë avantazh kundërshtarëve, kështu që u thashë lojtarëve se atë ditë nuk do të bënim asgjë”.

“Shkuam para gardhit, ulëm pantallonat dhe treguam të pasmet. Kuptuam se nuk kishte njeri, përndryshe ajo fotografi do të kishte bërë xhiron e botës”, është shprehur Lippi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori gjermania italia boterori gjermania italia

Sondazh

Poll