Sport

“Djajtë” shkëlqejnë në Premier League, fitore me 5 gola dhe… me gafën e Maguire

4 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
“Djajtë” shkëlqejnë në Premier League, fitore me

Manchester United është në super formë! Djemtë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer sot fituan 5-2 ndaj Bournemouthit në Premier League. Edhe pse ndeshja nisi me një gafë nga Maguire, loja shkoi super për “Djajtë e kuq”.

Miqtë shënuan me Stanislas, por Greenwood, Rashford dhe Martial kthyen avantazhin në Old Trafford shumë shpejt dhe pjesa e parë u mbyll 3-1.

Pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën. Joshua King ngushtoi shifrat në 3-2, por Greenwood dhe Bruno Fernandes sërish treguan forcën e “Djajve” dhe shënuan edhe dy gola të tjerë për 5-2.

Me këtë fitore, Man. United kap vendin e katërt me 55 pikë, që e mban në garë për Champions League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitore premier league united fitore premier league united

Sondazh

Poll