Bota

Emigrimi masiv i kosovarëve, Haradinaj: Shifra të manipuluara, po pengojnë liberalizimin e vizave

4 Prill 2019, 09:09 Nga DOSJA
Emigrimi masiv i kosovarëve, Haradinaj: Shifra të manipuluara, po

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës ka përgënjeshturar lajmet e medieve vendase në lidhje me emigrimin masiv të kosovarëve, sidomos të të rinjve. Haradinaj ka theksuar se shifrat e publikuara në media për kosovarët që emigrojnë janë të mqanipuluara dhe dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një status në Facebook, kryeministri thekson se në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës dhe sipas Haradinajt, kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit.

Në disa media po jepen të dhëna të pasakta lidhur me migrimin e popullsisë së Kosovës, kryesisht të rinjve tanë. Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbën rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjës së lirë.

Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave”- shkruan kryeministri Ramush Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni emigrimi i kosovareve kosove liberalizimi i vizave ramush haradinja emigrimi i kosovareve kosove liberalizimi i vizave ramush haradinja

Sondazh

Poll