Bota

Trump genjeu, babai i tij nuk ka lindur në Gjermani

4 Prill 2019, 08:05 Nga DOSJA
Trump genjeu, babai i tij nuk ka lindur në Gjermani

Pas një deklarate të presidentit Trump se babai i tij ishte i lindur në Gjermani kanë dalë fakte të reja që e hedhin poshtë këtë supozim.

Risjellim në vëmendje që gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, presidenti Trump bëri një deklaratë se babai i tij ishte me origjinë gjermane.

“Babai im është gjerman”,-ka thënë gjatë një interviste me gazetarët presidenti Trump.

Burime nga CNN thonë se babai i Trump, Fred Trump, lindi në Bronx.

Në librin ‘Arti i marrëveshjes’, Trump shkruan se gjyshi i tij, Friedrich Trump “erdhi këtu nga Suedia si një fëmijë” dhe se babai i tij, Fred Trump lindi në New Jersey në vitin 1905.

Një imazh i certefikatës së babait të Trump, i siguruar nga ‘Smoking Gun’, tregon se vendlindja e tij është në Bronx.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babai i trump fred trump origjinë gjermane president shba trumb babai i trump fred trump origjinë gjermane president shba trumb

Sondazh

Poll