Politike

“Pse Llulli Basha?”, kreu i PD komenton deklaratën e Kim: Edhe unë i them Yuri, ambasadorja e sqaroi dhe vetë

3 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Pse Llulli Basha?”, kreu i PD komenton deklaratën e Kim: Edhe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila para pak ditësh i është drejtuar me emër dhe jo me mbiemër. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se sqarimin e ka bërë vetë Kim, e shtoi se në komunikim me njëri-tjetrin ata flasin me emër.

Pse Llulli Basha? Ishte miqësore, ironike apo thjesht rastësi? Mund të thoshte vetëm Basha dhe jo Luli Basha?

Ajo e sqaroi vetë ajo, që ne përdorim emrat në komunikim. Pasi ajo tha që më thotë Luli dhe unë i them Yuri. Por nëse e do me batutë, kur i thonë Edit, Edvin dhe mua mund të më thonë Luli.

Më tej ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i kanë thënë Luli Basha, pasi edhe ambasadorët e tjerë i kanë thirrur në këtë mënyrë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll