Bota

“Përhapet më shpejt”, Studimi i ri: Virusi është deri në 9 herë më shumë infektiv

3 Korrik 2020, 13:55 Nga DOSJA
“Përhapet më shpejt”, Studimi i ri: Virusi është

SHBA– Në një kohë që e gjithë bota mbarë po përballet me virusin e egër Covid-19 ende nuk është prodhuar vaksina anti-virusit.

Ndërkohë prej dy ditësh është bërë me dije se SHBA-ja ka blerë të gjithë stokun me Remdesivir ilaçin që është aprovuar se mund të kurojë Covid-19, sëfundmi mediat e huaja kanë publikuar një studim të fundit në lidhje me koronavirusin.

Ky studim tregon se Covid-19, është bërë më shumë infektiv teksa kanë kaluar mbi 6  muaj që ka shpërthyer në Kinë.

Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, se me ngritjen e temperaturave ai do të ishte më i dobët, po ndodh krejt e kundërta. Instituti “La Jolla”, në të cilin është kryer studimi, thotë se nuk ka akoma prova se koronavirusi është ashpërsuar.

Ai vijon të mbetet po njësoj agresiv se më parë, por më shumë infektiv. Tashmë ai është bërë 3 deri në 9 herë më infektiv.

Kujtojmë se edhe në vendin tonë ka më shumë se 3 javë që   rastet e reja janë rritur ndjeshëm. Ku edhe sot është shënuar një rekord i ri me 90 të infektuar në 24 orët e fundit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 11:45

SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të g...