Bota

3 Korrik 2020, 11:45 Nga DOSJA

SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të gjobitet.

Teksa ka folur drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror serb (RTS), Vuçiç tha se klubet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen midis orës 11:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Ai shtoi se do të vendoset ndalimi i tubimeve publike me më shumë se 100 njerëz dhe tubimet në natyrë me më shumë se 500 persona.

Vuçiç  tha se gjobat, ndërmjet 5.000 dhe 6.000 dinarë, do të aplikohen nëse njerëzit nuk mbajnë maska ​​në transportet publike dhe qendrat tregtare.

Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli.

Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll