Bota

Komisioni Europian miraton përdorimin e kushtëzuar të Remdesivir, ja tek cilat kategori do të aplikohet

3 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
Komisioni Europian miraton përdorimin e kushtëzuar të Remdesivir,

BE-Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme përdorimin e kushtëzuar të medikamentit Remdesivir, për të kuruar pacientët e prekur nga COVID-19. Kjo është kura e parë e miratuar nga unioni për të trajtuar pandeminë. Ky vendim vjen disa javë pas Agjencia Europiane e Barnave (EMA), dha aprovimin për përdorimin e ilaçit të prodhuar nga “Gilead Sciences”, tek të rriturit dhe adoleshentët nga 12 vjeç e sipër, të cilët vuajnë nga pneumonia dhe kanë nevojë për oksigjen.

Njëkohësisht ky vendim vjen disa ditë pasi kompania vendosi që ta shpërndajë të gjithë sasiën e prodhuar në Amerikë për 3 muajt e ardhshëm, duke ngritur alarmin për furnizimin e shteteve të tjera. Komisionerja për Shendetin dhe Sigurinë Ushqimore në BE, Stella Kyriakides, u shpres se unioni do të lëvizë çdo gur, për të siguruar trajtimin ndaj pandemisë.

Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të siguruar trajtime efikase apo vaksinën kundër virusit”, u shpreh ajo.

Komisioni Europian deklaroi një ditë më parë, se ishte në negociata me kompaninë prodhuese, për të siguruar medikamentin për 27 vendet e unionit.
Bashkimi Europian ka krijuar disa mekanizma rregullues, për të lehtësuar sigurimin e medikamenteve në raste emergjente, siç është kjo e koronavirusit.

Kërkesat për medikamentin Remdesivir u rritën tej mase, pasi rezultoi efektiv në kurimin e sëmundjes. Ilaçi u përdor në mënyrë intravenoze, tek pacientët në gjendje të rënduar. Më 30 qershor ndërkohë kompania prodhuese, për shkak të kërkesave të mëdha e rriti çmimin në 3200 dollarë për dozë. Një ditë më vonë ndërkohë SHBA njoftoi marrëveshjen e arritur me kompaninë, për sigurimin e të gjithë sasisë së medikamenteve për 3 muaj.

Marrë nga Theglobalandmail

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ilaçi remdesivir koronavirusi ne europe covid-19 ilaçi remdesivir koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 11:45

SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të g...