Bota

VIDEO/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Turqi, dyshohet për qindra të vdekur

3 Korrik 2020, 10:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Turqi, dyshohet për

TURQI– Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Turqi  në një fabrikë fishekzjarresh në Sakarya të Turqisë dyshohet se ka shkaktuar qindra të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fabrikën e fishekzjarreve në Sakarya të Turqisë, ku deri më tani nuk ka asnjë detaj për punonjësit, por dyshohet se ka me qindra viktima.  Ndërkohë sipas autoriteteve brenda fabrikës ka qenë rreth 150-200 punonjës që gjendeshin brenda fabrikës në momentin e shpërthimit.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që ngjarja është tepër e rëndë ku përveç ambulancave dhe zjarrfikësve në vendngjarje kanë shkuar edhe 3 ministra të vendit.

“Ka rreth 150-200 njerëz,  sipas informacionit nga pronari i fabrikës, por ne nuk mund të ndërhyjmë sepse shpërthimet po vazhdojnë.”- tha guvernatori i Sakarya Kaldirim.

Burimi: Dailystar

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthen fabrika e fishekzjarreve turqi shperthen fabrika e fishekzjarreve turqi

Sondazh

Poll