Bota

“Sukses i ndritshëm”, Kim Jong-un pretendon se ka menaxhuar si duhet situatën e Covid-19

3 Korrik 2020, 12:54 Nga DOSJA
“Sukses i ndritshëm”, Kim Jong-un pretendon se ka menaxhuar si

KORE E VERIUT- Koronavirusi ka prekur e ka goditur rëndë shumë shtete në mbarë botën, por deri më tani Koreja e Veriut është një ndër vendet që nuk ka shfaqur raste të shumta të Covid-19, prandaj dhe situata është më e qetësuar.

Ditën e sotme lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka përshëndetur suksesin e shndritshëm të vendit të tij në përballjen me Covid-19.

Teksa ka folur në një mbledhje të byrosë politike, sipas mediave të huaja është mësuar se vendi kishte parandaluar përhapjen e virusit dhe e kishte mbajtur situatën stabël.

Kujtojmë se Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj dhe izoloi me mijëra vetë   gjashtë muaj më parë ndërsa virusi u përhap në të gjithë globin. Qeveria komuniste pretendoi se nuk kishte raste të virusit edhe pse analistët thanë se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Kim ndërkohë thuhet se ka analizuar në detaj emergjencën kombëtare gjashtë mujore dhe punën antiepidemike në mbledhjen e fundit të byrosë politike dhe tha se suksesi në menaxhimin e situatës ishte arritur si pasojë e vizionit largpamës të lidershipit të komitetit qendror të partisë.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA theksoi rëndësinë e vigjilencës maksimale, pa e larguar vëmendjen nga fronti anti-epidemik duke shtuar se virusi është ende i pranishëm në vendet fqinje. Në fakt askush nuk e di nëse koronavirusi është përhapur apo jo në Korenë e Veriut. Vendi ka qenë i mbyllur që nga 30 janari dhe shumë pak njerëz kanë dalë apo hyrë në të.

Ndërkohë vullnetarët e kryqit të kuq ndërkombëtar,në zonën e kufirit, thonë se ka patur raporte të pakonfirmuara për raste të reja në vend. Sipas një raporti të OBSH thuhet se në vend janë testuar vetëm 922 persona për virusin dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Koreja e veriut ka një kufi të gjatë me Kinën dhe është shprehur gjithmonë se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm të virusit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 11:45

SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të g...