Bota

Jamal Khashoggi u masakrua në 2018/ Hapet gjyqi në mungesë në Turqi, për 20 sauditë

3 Korrik 2020, 10:22 Nga DOSJA
Jamal Khashoggi u masakrua në 2018/ Hapet gjyqi në mungesë

TURQI– Ditën e sotme  20 shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Gazetari u  vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor 2018. Ndërsa në gjyq janë dy ish-këshilltarët kryesorë të Princit të fuqishëm të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman.

Kujtojmë se Khashoggi ishte një kritik i princit. Arabia Saudite kreu një gjykim të veçantë mbi vrasjen që u kritikua shumë si jo e plotë. Gjyqi në Stamboll pason një protestë ndërkombëtare për vrasjen, e cila dëmtoi reputacionin e princit.

Prokurorët turq akuzojnë ish-nënkryetarin e inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri dhe këshilltarin e mediave Saud al-Qahtani për udhëheqjen e operacionit dhe udhëzimin e një ekipi saudit.

Ndërsa 18 të pandehurit e tjerë akuzohen se e kanë mbytur Khashoggi, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur. Zyrtarët turq thonë se trupi i tij u copëtua dhe u dërgua në një vend të panjohur.

E fejuara e tij Hatice Cengiz po merr pjesë në gjykim së bashku me relatorin special të OKB për ekzekutimet pa gjyq, Agnes Callamard, që e ka lidhur direkt princin e kurorës me vrasjen, raporton agjensia e lajmeve AFP. Autoritetet saudite fillimisht mohuan çdo përfshirje në këtë rast.

Në dhjetor një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë persona me vdekje dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggi, por gjyqi ishte i fshehtë dhe të pandehurve nuk iu dhanë emrat.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jamal khashoggi vrasja e jamal khashoggit jamal khashoggi vrasja e jamal khashoggit

Sondazh

Poll