Bota

SHBA nuk gjen qetësi/ Rekord rastesh të reja, raportohen mbi 55 mijë të infektuar nga Covid-19

3 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
SHBA nuk gjen qetësi/ Rekord rastesh të reja, raportohen mbi 55

SHBA-Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite është  regjistruar një numër i lartë i personave të infektuar dhe  viktimave.

Në 24 orët e fundit mësohet se janë 55 mijë  raste të reja me Covid-19, një “rekord i zi” është përsëritur më herët edhe në Brazil, vend i cili është goditur rëndë nga Covid-19 .

Për shkak të shtimit të rasteve të reja, disa prej Guvernatorëve atje janë detyruar që të ndalojnë hapjen e shteteve të tyre pas bllokimeve të rrepta.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,993,124  persona. Ndërkohë 524,198 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,152,965 qytetarë.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll