Bota

“Virusi nuk ka ikur”, Angela Merkel: Këto 6 muaj përcaktojnë të ardhmen e Evropës

3 Korrik 2020, 10:12 Nga DOSJA
“Virusi nuk ka ikur”, Angela Merkel: Këto 6 muaj

GJERMANI-Koronavirusi ka “mbërthyer” prej muajsh të gjithë botën mbarë, duke shkaktuar një numër të lartë të viktimave dhe të të sëmurëve, duke bërë që kufijtë e shumë shteteve të qëndrojnë të mbyllur.

Tashmë kur SHBA duket qartazi se nuk është udhëheqësja globale për pandeminë , Gjermania është edhe vendi i vetëm që po menaxhon këtë luftë të ashpër me Covid-19, pavarësisht se është një ndër vendet më të goditura nga pandemia.

Ditën e djeshme kancelarja kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Evropa po përballet me situatën më të vështirë në historinë e saj dhe paralajmëroi se pandemia e virusit të COVID 19 nuk është zhdukur ende.

“Çdo ditë shohim që virusi nuk ka ikur.”- u shpreh ajo në një video-konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, pandemia është duke testuar aftësinë e Evropës për t’u ringritur së bashku.

Ndër të tjera Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë të arrijnë një marrëveshje mbi një fond, në mënyrë që të ndihmojnë  në zbutjen e pasojave ekonomike të virusit.

Teksa ka folur nga Brukseli, Von der Leyen tha se fillimi i Presidencës gjermane të Bashkimit Evropian erdhi në një “moment të rëndësishëm” dhe shtoi se 6  muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

Burimi: WEB24

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani ursula von der leyen angela merkel koronavirusi ne gjermani ursula von der leyen

Sondazh

Poll