Karantina e ndihmoi të rriste pasurinë, Jeff Bezos dhuron 98.5 milion dollarë për të pastrehët
3 Korrik 2020, 09:12Nga DOSJA
SHBA– Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, ka njoftuar ditën e djeshme se ai ka dhuruar 98.5 milion dollarë për 32 organizata në 23 shtete që po ndihmojnë familjet e pastreha.
Sipas mediave të huaja është bërë me dije se themeluesi dhe CEO i “Amazon” i dhuroi paratë përmes fondit të tij “Bezos Day One”, të cilin e njoftoi në shtator të 2018. Në nisje, Bezos premtoi një fond prej 2 miliard dollarësh, i cili është i përqëndruar në dy fush: Financimin e punës së organizatave që ndihmojnë familjet e pastreha dhe krijimin e shkollave në të gjithë vendin.
Pasuria e themeluesit të Amazonës, Jeff Bezos është rritur në afro 172 miliardë dollarë, e cila sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, është një rekord i ri kur bëhet fjalë për njerëzit më të pasur në botë.
Por arsyeja e rritjeve për rezultate kaq të mira të “Amazon” është rritja e madhe e blerjeve në internet gjatë pandemisë së virusit koronar. Bezos e tejkaloi rekordin e tij të mëparshëm këtë javë, të cilin e vendosi në shtator 2018, kur ai zotëronte një pasuri prej 167.7 miliardë dollarë.
Ndërkohë pasuria e tij vazhdon të rritet pavarësisht divorcit nga ish-gruaja e tij Mackenzie një vit më parë, kur ajo fitoi një 25 % të aksioneve në Amazon.
Tashmë Mackenzie është personi i 12-të më i pasur në botë, me 57 miliardë dollarë. Por kujtojmë se gjatë periudhës së pandemisë kur gjithë bota u izolua, Amazon u përball me kritika mbi sigurinë e punëtorëve dhe të ardhurat, e sa i përket kësaj çështje Bezos u shpreh se po linte mënjanë më shumë se 500 milion dollarë si një “faleminderit” për punëtorët e linjës së përparme që punuan për kompaninë gjatë qershorit.
SERBI– Në një kohë që Kosovën e ndanin edhe 3 ditë nga takimi për dialogun me Serbinë në Uashington, aktakuza ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi sh...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sëfundmi në Kosovë, ku si shkak i një sulmi me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjer...
MEKSIKË– Përhapja e koronavirusit në Meksikës është rritur ndjeshëm me një rekord rastesh të reja. Ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 6.7...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,837,189 të infektuar dhe janë ...
KOSOVË-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri ...
AUSTRALI– Një lajm tronditës ka ardhur nga Australi ku pretendohet se shkak i një vale të dytë të Covid-19 mund të jetë bërë një skandal seksual.Mediat e huaja ...
SHBA– Ekonomia amerikane po ngrihet pas situatës së Covid-19. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se gjatë muajit qershor SHBA ka hapur 4.8 milionë vende të...
KOSOVË- Ditën e sotme Besnik Tahiri është emëruar zv.kryeministër i vendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti. Ndërkohë ai ka ...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të mbyllë ditën e nesërme kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni...