Bota

“Çfarë bën kjo këtu?” Zbulohet statuja pornografike në Gjermani, daton që prej 1410

3 Prill 2019, 21:05 Nga DOSJA
“Çfarë bën kjo këtu?” Zbulohet statuja

GJERMANI- “Çfarë bën kjo këtu? Kjo pyetje po mundon studiuesit pasi kanë zbuluar një statuje të lashtë e varur në një cep tavani të Bashkise se Köln-it në Gjermani. Vepra që daton nga vitet 1410, periudhë e Mesjetës qëndron disa metra lart. Aty duket një burre prej mermeri që merr organin e tij gjenital në gojë.  Ka qendruar aty për dekada me radhë, poshte kokës së turisteve e kalimtarëve dhe askush nuk e ka vënë re? Këtë pyetje ngrenë mediat gjermane si “Bild”, “Der Spiegel”, “Welt” etj.

Të parët që e benë publike burrin që bën seks oral me veten e tij ishte një kanal në Twitter me emrin “Whores of Yore”. Ata shkruanin sesi kjo vepër arti ka qenë kaq publike dhe askush deri tani nuk e ka vënë re. Fotoja në Twitter brenda pak minutash mori mijëra pëlqime e komente.

Tashmë përpjekjet janë përqëndruar në zbulimin e enigmës. Vërehet se vepra është vendosur nën portretin e Kryepeshkopit Konrad von Hochstaden (1 205-1261). Ndoshta shefi i Kishës dikur nuk paska pasur një jetë shumë të pastër ose dikush ka dashur t’i njollosë atij figurën.

Bashkia e Köln ka qenë dikur një kështjellë që pjesërisht u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore,  më pas ajo u rikonstruktua e dekorua. Nuk dihet nëse statuja është vendosur gjatë kësaj periudhe apo ka qene aty. E vërteta është se vepra i përket Mesjetës dhe nuk është aspak fantazi e botës së sotme moderne.

Sipas eksperteve ka një motiv, prapanica treguar autoriteteve është një ironi e gjallë. Por nuk përjashtohet as fakti se njerëzit që në Mesjetë dëshironin të tregonin mbi seksualitetin e tyre duke dëshmuar se morali apo idetë e rendit shoqëror nuk u interesonin aspak.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota statuja ne gjermani zbulimi i statujes statuja ne gjermani zbulimi i statujes

Sondazh

Poll