Bota

“Harrojeni”, Vuçiç i prerë për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Nuk shoh zgjidhje, negocioj me Perëndimin jo me shq

3 Korrik 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Harrojeni”, Vuçiç i prerë për njohjen e

SERBI– Në një kohë që Kosovën e ndanin edhe 3 ditë nga takimi për dialogun me Serbinë në Uashington, aktakuza ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi shkatërroi këtë drejt dialogut.

Megjithatë duket se Beogradi zyrtar nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e tij sa i përket bisedave me Kosovën.

Ditën e djeshme Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se Serbia do të  luftojë për të mos qenë fajtore për mungesën e dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët.”- deklaroi Vuçiç.

Vuçiç siç edhe ka bërë me dije publikisht ka thënë se nuk sheh zgjidhje për Kosovën, por sipas tij, që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiçin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë.”- tha Vuçiç

Kujtojmë se më herët Vuçiç është shprehur se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

Burimi: news

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi uashington aleksander vucic dialogu kosove-serbi uashington

Sondazh

Poll