Bota

Sulm me armë zjarri në Kosovë, një i vdekur dhe 5 të plagosur në Lipjan

3 Korrik 2020, 08:13 Nga DOSJA
Sulm me armë zjarri në Kosovë, një i vdekur dhe 5 të

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sëfundmi në Kosovë, ku si shkak i një sulmi me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Sipas mediave vendase është bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, lajm i cili është bërë me dije nga zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se informacionet e para për plagosjen me armë zjarri i ka marrë në orën 07:00 të kësaj të premteje.

Ndërkohë sipas “T7” është bërë me dije se  momentalisht rruga ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri është e bllokuar, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur  mes dy familjeve që njiheshin më herët.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”- u shpreh Ahmeti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1 viktime ne lipjan lipjan sulm me arm zjarri ne kosove 1 viktime ne lipjan lipjan sulm me arm zjarri ne kosove

Sondazh

Poll