Bota

I vetmi zv.kryeministër me kabinetin më të gjerë/ Besnik Tahiri emëron 9 këshilltarë politikë

2 Korrik 2020, 18:05 Nga DOSJA
I vetmi zv.kryeministër me kabinetin më të gjerë/ Besnik

KOSOVË- Ditën e sotme Besnik Tahiri është emëruar zv.kryeministër i vendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti. Ndërkohë ai ka vendosur që rreth vetes për të vazhduar detyrën e re të ketë nëntë këshilltarë politik.

Mediat fqinje kanë publikuar dhe dekumentit e emrave të këshilltarëve ku bëhet e ditur se në kabinetin e zv.kryeministrit janë emëruar:

Erblina Tahiraj, këshilltare politike për rini

Jona Jaha, këshilltare politike për zhvillimin e politikave publike

Haki Shatri, këshilltar politik për ekonomi

Xhavit Alijaj, këshilltar politik

Nevrus Deva, këshilltar politik

Ali Zeqiri, këshilltar politik

Agim Haziri, këshilltar politik

Nazmi Selmanaj, këshilltar politik

Ermira Ratkoceri, këshilltare e jashtme politike për ekonomi.

Deri më tani në rajon Tahiri është i vetmi zv.kryeministër që ka kaq shumë këshilltarë politik.

Kujtojmë se para disa ditësh Tahiri prezantoi edhe projektligjin për Qeverinë ku në dokumentin e prezantuar, janë përcaktuar se do të jenë tre zv. kryeministra e 15 ministri. Gjithashtu për qeverinë e Abdullah Hotit, do të angazhohen 40 zëvendësministra si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni besnik tahiri besnik tahiri

Sondazh

Poll