Bota

SHBA merr ‘hov’ pas pandemisë së Covid-19/ Hap 4,8 milionë vende pune brenda një muaj, shifra rekord që nga viti 1939

2 Korrik 2020, 19:12 Nga DOSJA
SHBA merr ‘hov’ pas pandemisë së Covid-19/ Hap 4,8

SHBA– Ekonomia amerikane po ngrihet pas situatës së Covid-19.  Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se gjatë muajit qershor SHBA ka hapur 4.8 milionë vende të reja pune.

Të dhënat e Departamentit të Punës kanë njoftuar se kjo është shifra më e madhe në një muaj që prej vitit 1939. Ndërsa në maj të këtij viti , tregut të punës në SHBA i janë shtuar 2.5 milionë vende të reja, edhe pse parashikimet e ekonomistëve kanë qenë për 3 milionë të tilla në qershor.

Por, rezultatet thuhet se i ka ndihmuar rihapja e fabrikave dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në SHBA, javëve të fundit, ka shkaktuar frikë për rritjen e vazhdueshme ekonomike.

Departamenti amerikan i Punës, në një raport tjetër, tha po ashtu se humbjet e vendeve të punës kanë vazhduar, pasi 1.43 milion njerëz janë paraqitur si të papunë javën e kaluar. Rritja e vazhdueshme ekonomike do të varet nga “suksesi ynë në frenimin e virusit”, ka thënë ditë më parë kreu i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Powell.

SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus ku deri më tnai janë regjistruar  mbi 2.6 milionë të vdekur dhe  mbi 128,000 të infektuar.

Burimi;BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll