Bota

Shpërthen vala e dytë e Covid-19 në Australi/ Shkak bëhet skandali seksual në hotelin e rekomanduar për karantinim, si pë

2 Korrik 2020, 18:30 Nga DOSJA
Shpërthen vala e dytë e Covid-19 në Australi/ Shkak bëhet

AUSTRALI– Një lajm tronditës ka ardhur nga Australi ku pretendohet se shkak i një vale të dytë të Covid-19 mund të jetë bërë një skandal seksual.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se skandali ka ndodhur në hotelin me 5 yje “Stamford Plaza” në Melburn ku rojet e sigurisë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me udhëtarë të karantinuar në hotelin ku punonin.

Po ashtu mësohet se hoteli ishte rekomanduar që të izoloheshin për 14 ditë pasi kishin ardhur në Australi në pikun e pandemisë. Hetimi ka nxjerre se ishin 31 raste me koronavirus ne hotelin luksoz në Melburn dhe rojet pranuan se kishin fjetur disa herë me udhëtarët që ishin vetëm në dhomë. Madje, i kishin çuar këta udhëtarët në qendra tregtare.

Tashmë, 300 mijë persona janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në shtetin e Viktorias në Australi. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Për 17 ditë radhazi janë raportuar vatra të reja përhapjeje të regjistruara në Melburn, qytetin e dytë më të madh të Australisë.

Departamenti Shëndetësor i Viktorias thotë se janë 415 raste aktive në këtë shtet dhe 20 pacientë janë të shtruar në spital. Autoritetet po ndërmarrin teste rutinë në popullatë dhe të mërkurën u zhvilluan 26 mijë të tilla.

Australia mbahet si një nga vendet që e kanë menaxhuar më së miri pandeminë dhe kthimi i izolimit në shtetin e Viktorias u bë për të shmangur një valë të dytë infeksioni.

Burimi:.dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll